Maqedoni

Tragjeditë e Mesdheut, një vit nga tragjedia me 800 viktima

18.04.2016 13:17

Bota shënon sot një vjetorin e tragjedisë më të madhe të shënuar në Mesdhe, ku 800 emigrantë, pjesa më e madhe nga vendet e Afrikës së Veriut

Bota shënon sot një vjetorin e tragjedisë më të madhe të shënuar në Mesdhe, ku 800 emigrantë, pjesa më e madhe nga vendet e Afrikës së Veriut, të nisur nga Libia vdiqën në përpjekje për të arritur brigjet italiane.
 
Fatkeqësia e klasifikuar më e rënda në dekadat e fundit, tronditi të gjithë Bashkimin Europian dhe detyroi autoritetet të zgjerojnë operacionet e shpëtimit në afërsi të brigjeve libiane.
 
Anija e peshkimit ishte aq shumë e  mbingarkuar sa ishte e pamundur të manovrohej siç duhej në ato moment, thanë autoritetet italiane.
 
Kapiteni i anijes u përplas me anijen portugeze King Jacob, e cila ishte afruar për të ndihmuar peshkarexhën që ndodhej në rrezik.
 
100 emigrantë që ndodheshin në afërsi nxituan ta ndihmojnë duke u spostuar të gjithë në njërën anë të anijes. Nga disbalanca barka u përmbys dhe më pas u fundos.
 
Kapiteni tunizian, Mohammed Ali Malek, 27 vjeç, u arrestua nën dyshimin për vrasje të shumëfishtë. 25-vjeçari sirian, bashkëpunëtori i tij i parë, Mahmud Bikhit, ishte i dyshuar edhe për shkaktimin e mbytjes së anijes.
 
Pamjet e mëvonshe treguan se kapiteni dhe ndihmësi I tij, shikonin fatkeqsinë nga larg, pa ndërhyrë. Vetëm 28 refugjatë I mbijetuan fatkeqsisë, teska për qindra të tjerë, ëndrra për një jetë më të mirë, u mbyt më Mesdhe.
 
Të mbijetuarit thanë se në bord kishin qenë rreth 950 klandestinë. Gjithsej 118 trupa u gjetën, të tjerët kanë ende statusin të humbur.