Maqedoni
“Çarshia e Vjetër “, vazhdon rinovimi i vitrinave
18.04.2016 13:51
Ka përfunduar faza e parë e projekti për rregullimin e 60 vitrinave dhe të mbishkrimeve në Carshinë e Vjetër...

Fillimisht janë renovuar 9 vitrina dhe të tjerat presin shumë shpejt të marrin pamjen e njejtë. Me ndryshimin e pamjes së vitrinave të Carshisë, pritet që të rritet edhe numri I vizitorëve të saj me këtë edhe puna në pjesën më atraktive të Shkupit të vjetër.
Punimet nga afër sot I ka ndjekur ministri I ekonomisë Driton Kuqi më përfaqësues të komunës së Cairit dhe esnafit të Çarshisë. Pronarët e dyqaneve të renovuara, janë të kënaqur dhe shpresojnë që Çarshia të ketë më shumë vizitorë pikërisht prej pamjes së re.
Faza e dytëe projektit do tëfillojë së shpejti ndërsa I gjithë projekti kap vlerën prej 500 milion euro përmes të cilave do të renovohen 60 vitrina. Autoritetet thonë se ky project ka vetëm një qëllim, që të ruhet kultura, tradita dhe fryma e Çarshisë.
“Me këtë ne po kontribojmë që Çarshisë I cili vitet e fundit është një nga vendet më të vizituara ne Maqedoni të ja kthejmë të ja ruajmë traditën dhe frymën që e ka pasur”, deklaroi me këtë rast Driton Kuqi, Ministër i ekonomisë.
“Ky projekt vazhdon deri në fazën përfundimtare deri 60 vitrina që qarshisë ti jepet pamja që dikur e ka pas“, thotë Zahir Bekteshi, Kryetar i këshillit të komunës së Çairit.
“Kemi mbaru 80 % ka ngel edhe 20 % që duhet të rregullohen edhe ato janë elemente të imta të cilat e bejmë edhe vjetërsinë e Çarshisë që I kthen atë pamjen e vjetën autentike Çarshisë”, tha Bejtulla morina kryetar i shoqatës “Esnafi.
“Vitrinat luajnë rol të madh por duhet të punohet shumë me carshinë por kjo është hapi I parë që kanë fillu të punohet me carshinë.”
“Lëvizje ka më shumë dhe më interesantë ju duket mushterive kur kalojnë ndërsa më herët kur kalojshinë është duke keq dhe nuk ka pasur rrend por tash ka rendi ka një pastërti dhe tash I vjen era Carshi”, thonë pronarët.
REJHANE METAJ BUSHI
