Maqedoni

Fati i “Përzhinës”, takimi i liderëve zhvendoset në Vienë

18.04.2016 17:32

Bashkimi Evropian nuk lejon dështimin e Marrëveshjes së qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar...

Brukseli planifikon një takim të liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, ditën e premte, në Vjenë të Austrisë.
 
Ftesën deri te katër partitë, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, zyrtarisht e dërgojnë tre euro deputetët e përfshirë në arritjen dhe zbatimin e kësaj marrëveshje, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.
 
Lajmi u konfirmua nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, por edhe nga disa parti politike. VMRO DPMNE, madje, konfirmoi edhe pjesëmarrjen e saj në këtë takim.
 
Në Vjenë është paraparë edhe prania e euro-komisarit Johanes Han dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni, Aivo Orav dhe Xhes Bejli. 
 
Zëdhënësja e Komisionarit Han, Maja Kocijançiç në një prononcim për agjencin MIA konfirmon takimin.  
 
“Delegacioni I BE-së në Shkup ka dërguar ftesa me shkrim në emër të tre eurodeputetëve për takim të komesarit Han me liderët politik të vendit, që do të mbahet në Bienë të premten më 22 prill. Qëllimi I takimit është të diskutohet për mënyrat e për qgjidhjen e krizës dhe të sigurohet se liderët do të vazhdojnë me realizimin e marrveshjes së Përzhinos dhe prioritetet e reformave” – ka deklaruar Kocijançiq.
   
Ndryshe, nisma për një takim në Vjenë, ndodh vetëm pak ditë pas deklaratës së euro-komisarit Johanes Han, se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do ta njohë qeverinë e re të Maqedonisë, nëse zgjedhjet nuk i vlerësojnë si korrekte dhe demokratike.
 
Gjatë vizitës në SHBA, Han shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe u bëri thirrje partive nënshkruese të Përzhinës që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe në rrugën e integrimit euroatlantik.
 
SHPËTIM NUREDINI