Maqedoni

Debat, roli i fesë në shoqërinë e Maqedonisë

18.04.2016 17:38

Njerëzit të cilët kanë njohuri për librat e shenjtë, si librat e shenjta të Dhiatë së Vjetër, Ungjillit dhe Kur'anit, dhe që e praktikojnë atë ashtu sic është e shkruar...

Njerëzit të cilët kanë njohuri për librat e shenjtë, si librat e shenjta të Dhiatë së Vjetër, Ungjillit dhe Kur'anit, dhe që e praktikojnë atë ashtu sic është e shkruar, ata respektohen kuptojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin.
 
Feja gjithmonë bën thirrje për rritjen shpirtërore, dhe zhvillimin e personalitetit  u tha në debatin me teme “Roli I fesë në shoqërinë bashkëkohore në Maqedoni”, të organizuar nga Instituti i Sociologjisë  në Fakultetin Filozofik. 
 
“Duhet të shkohet kah njohja e religjioneve për arsye se në atë mënyrë do të konbtribuojmë në integrim ,duke vënë në piedestal vlerat më të rëndësishme në aspect të respektit,tolerancës dhe nderit.Duke I mësuar sistemet religjioze fëmijët do ti pranojnë ato dhe pastaj do të jenë pjesë përbërëse e moralit të tyre”, tha Tatjana Stojanoska Ivanova, nga instituti i sociologjisë.
 
“Identifikimi i fesë së individit në Republikën e Maqedonisë ka mbetur një ndjesi e fuqishme private.Tani gjendemi në një momënt në të cilën individi e ndjen veten të privatizuar për shkak se globalizimi në botë, Shfrytëzimi I shpejtë I të mirave materiale detyrojnë njeriun të tërhiqet”, tha Valentina Bozhinovska, Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.
 
“Problem qëndron në atë se nuk ka qasje të drejtë ndaj religjionit. Në doktrinën e  religjionit  nuk mund të flietet për tolerancë, mund të flitet vetëm për mirëkuptim mes disa religjioneve”, tha Metin Izeti, Përfaqësues nga BFIM.
 
Sipas prodekanit të fakultetit filozofik Ratko Duev hapja e studimeve për mësimin  e religjioneve në masë të madhe mund të japin kontribut për tejkalimin e të gjitha problemeve të cilat na I sjell koha bashkëkohore.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI