Maqedoni

BDI: Angazhohemi për program 24 orë shqip në TVM

18.04.2016 17:44

Program 24 orë në TV dhe Radio në gjuhën shqipe në servisin publik, me pavarësi të plotë editoriale dhe finaciare si dhe drejtor me kompetenca per vetevendosje...

Program 24 orë në TV dhe Radio në gjuhën shqipe në servisin publik, me pavarësi të plotë editoriale dhe finaciare si dhe drejtor me kompetenca per vetevendosje, në zgjidhjen e problemeve kadrovike e teknike per funkcionim te papenguar te ketij servisi, janë synimet e BDI-së u tha në debatin e sotëm me temë  “Mediat dhe Shoqeria cilvie”.
 
Shefi i shtabit qendror zgjdhore Bekim Neziri, tha se këto angazhime do të jenë pjesë e programit 2020 të kësaj partie .
 
“BDI në kontuinitet të gjitha kërkesat që kanë rjedh prej përfaqësuesve të mediave i ka inkorporuar në agjendën e saj edhe gjatë bisedimeve ku morrën pjesë 4 subjektet politike më të mëdha në RM, në kontinujtet ka qenë përcjellës i informative ose kërkesave që kanë rjedh nga mediat. Ne e dimë që ende nuk është i përmbushur i gjithë kushti që kërkohet nga mediat. Mirëpo ne do të luftojm edhe më tutje që të jemi partner në kërkesat e mediave edhe në kontinuitet BDI edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen mediat i konsideron si partner i saj”, tha Bekim Neziri, shefi i shtabit qendror zgjedhor.
 
Hamit Hajrullau nga departamenti për Program zgjedhor gjatë prezantimit të Propozim Programit, njoftoi se BDI veç më ka përgaditur një draft platëform 20/20 që ka të bëj me mediat dhe shoqërit civile. Në këtë platformë prioritet për të ardhmen është që Programi në gjuhën shqipe të televizionit shtetëror të bëhet 24 orësh. 
 
“Shumçka veç më është përfshir në draft platformën tonë që do ta prezentojm ne sot para përfaqësuesve të mediave dhe pastaj kuptohet edhe propozimet tjera që do të dalin nga drejtuesit e mediave për atë qëllim dhe organizojm këtë debat që propozimet të merren parasysh e jo vetëm sa për tu takuar”, tha Hamit Hajrullau, nga departamenti për program zgjedhor.
 
Zv Drejtori I RTVM-së  Haruni Ibrahimi  kerkoi  kthimin kompetencace te zv dtejtorit dhe pavaresi financiare, programore dhe kadrovike dhe të gjitha propozimet e përfaqësuesve tjerë të mediave dhe të sektorit joqeveritarë dhanë propozimet e tyre në këtë lëmi dhe të njëjtat do të behën pjesë e versionit përfundimtarë të Platformës 2020.
 
SANIJE DURAKU