Maqedoni

Tre prokurorët e Speciales, refuzojnë abolimin nga Ivanov

18.04.2016 17:47

Tre prokurorët e Prokurorisë Speciale që ishin falur nga presidenti Ivanov i kanë shkruar letër atij duke kërkuar shfuqizimin e vendimit...

Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski thonë se falja e tyre është bërë në bazë të një ligji jo-ekzistent, duke vlerësuar se nuk është e ligjshme të falen personat që nuk janë ende as të dyshuar.
 
Ndërsa në rastin e prokurores Fatime Fetai Ivanov ka falur një person tjetër me emër dhe mbiemër të njejtë.
 
"Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e mia personale. Unë nuk jam nga Gostivari, jetoj në fshatin Bogovinë nga Tetova dhe me gjithë këtë kaos që e shkaktuat, ju e fshitë tërë sistemin ligjor në vend", ka shkruar prokurorja Fatime Fetai.
 
Ndërsa prokurori Gavril Bubevski thekson: “Zoti Ivanov, nga ju nuk kam kërkuar mëshirë dhe nuk e dua, un nëse kam bër diçka dhe ajo paraqet vepër penale do të përgjigjem për atë, vetëm Prokuroria duhet të dëshmoj” thot prokurori Bubevski.
 
Derisa prokurorja Lile Stefanova thot: “Lirimi nga ndjekja penale të personave që janë theksuar në aktet tuaja për falje, vetëm pse janë politikan apo prokuror publik, në asnjë rast nuk mund të jetë e arsyeshme”.
 
Faljen nga presidenti Ivanov deritani e kanë refuzuar edhe disa nga politikanët si në pushtet ashtue dhe në opozitë, por presidenti Ivanov ka thënë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky vendim, pasi vleërson se është në interest ë shtetit, por ka kërkuar që individualisht secili nga personat e falur, sëse nuk pajtohen me faljen ti drejtohet me shkrim kabinetit të tijë.
 
REXHEP QAMILI