Maqedoni

UEJL publikon ofertën akademike 2016-2017

18.04.2016 17:52

Universiteti i Evropës Juglindore ka publikuar ofertën për vitin akademik 2016-2017, me çrast u bë e ditur se në të tre ciklet studimore...

Universiteti i Evropës Juglindore ka publikuar ofertën për vitin akademik 2016-2017, me çrast u bë e ditur se në të tre ciklet studimore, në pes fakultete, në këtë universitet do të pranohen 1300 student.
 
Duke shpalosur ofertën rektori i UEJL-së, Zamir Dika, tha se risia për këtë vit do të jetë digjitalizimi i mënyrës së të nxënit të dijes dhe aplikimi i sistemit google klas rum. 
 
“Këtë vit kemi hapur konkurs për regjistrim të studentëve të rinj për 16 programe deri diplomike, 30 programe të magjistraturës apo të ciklit të dyte sipas modeleve tre plus dy dhe katër plus një, dhe 12 programe në ciklin e tretë në kuadër të shkollës së doktoraturës. SHumica e programeve do të ofrohen në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe në gjuhën angleze, në 5 fakultetet e UEJL-së, Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Fakultetin e shkencave të Teknologjive Bashkëkohore, Drejtësisë, Adminsitrimit Publik dhe shkencave politike dhe Fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit”, tha Zamir Dika, Rektor I UEJL-së.
 
Dika, tha se këtë vit akademik do të ketë zgjerim të programeve studimore edhe në kampusin e këtij universiteti në Shkup.
 
GYLTENE SINANI