Maqedoni
OEM: Të modernizohen tregjet e gjelbërta
18.04.2016 17:57
Oda Ekonomike e Maqedonisë vlersojnë se është e nevojshme modernizimi i tregjeve te gjelberta në vend

Oda Ekonomike e Maqedonisë vlersojnë se është e nevojshme modernizimi i tregjeve te gjelberta në vend, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira për tregti dhe ruajtjen e konsumatorëve.
Analizat e fundit flasin se shitja e pemëve dhe perimeve edhe në supermarket ka ndikuar ne zvoglimin e shitjes se tregjeve të gjelbërta prej 10-15 %.
“Oraganizatorët e tregjeve janë shumë aktiv dhe po organizohen në nivel regjional dhe ndërkombtarë në drejtim të shkëmbimit të përvojave , se si të ruhet atraktiviteti i tregjeve dhe të mbahen bleresit , duke pasur parasysh atraktivitetin dhe rëndesinine e tyre”, tha Daniela Mihajlovska, lidhja e odes ekonomike.
Për vitin 2016 kompania në pronësi të së cilës janë tregjet planifikon dy investime të rëdësishme, rikonstruim total te tregut Bit Pazar si dhe ndertimin e një tregu të ri në lagjen Novo Lisiçe.
“Me rikonstruimin e Bit Pazarit planifikohet mbulim tërësisht i ri i tregut, i cili do të munëdsojë kushte më të mira si për shitësit ashtu edhe për blerësit , ndryshim komplet i infrastrukturave nëntokësore, hapësire e re afarasite si dhe hapësirë për parking me rreth 230 vende .Investimi do të arrij 2,5 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i ndërmarrjes”, tha Zvonko Stojçev.
Të dy projektet janë në fazën e marrjes së lejes për ndërtim, pas çka planifikohet të fillohet me aktivitetet ndërtimore.
GAZMEND KURTISHI
