Botë

Sherr i madh për garën për rektor në Universitetin e Tiranës

18.04.2016 18:04

Zgjedhje e organeve drejtuese në Universitete ka futur në sherr politikën shqiptare...

Pas publikimit të lajmit se i forti i Tiranës Emiljano Shullazi ka kërcënuar njërin prej kandidatëve për reaktor në Universitetin e Tiranës Mynyr Koni, kanë vërshuar akuzat nga partia demokratike.
 
I pari ka denoncuar Sali Berisha, sipas të cilit kryeministri Edi Rama ka lidhje të ngushta me kriminelin Shullazi.
 
Akuzat gjatë ditës së sotme i ka vijuar deputeti demokrat Arben Ristani, sipas të cilit, Rama jo vetëm ka lidhje me Shullazin, por e ndihmon atë në aktet kriminale.
 
Nga partia socialiste nuk ka ardhur asnjë përgjigje, përpos deputetes Mimoza Hafizi e cila ka kërkuar shpjegime se çfarë po ndodh me kërcënimin e kandidatit Mynyr Koni.
 
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe rektorati i Universitetit të Tiranës. Rektori aktual Dhori kule por edhe kandidatë dhe dekane denuan aktin dhe shprehën besimin se autoritete shtetërore do të marrin masë.
 
Për rektoratin e Universitetit të Tiranës ka duy kandidatë: Mynyr Koni i cili është kercënuar, dhe Klodeta Dibra, për të cilën demokratet pretendojnë se mbështetet nga Rama.
 
LULJETA NDOKA