Maqedoni

Ahmeti takon ambasadorin holandez Plomp

18.04.2016 18:06

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritir sot në selinë e BDIsë në Tetovë Ambasadorin holandez në Maqedoni, Wouter Plomp...

Siç thuhet në njoftimin e kësaj partie, Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Plomp diskutuan rreth krizës politike në vend dhe mundësive për tejkalimin të situatës së rëndë politike.
 
Ahmeti ritheksoi që vendimi i Ivanovit është i paparanueshëm dhe duhet të tërhiqet menjëherë.
 
BDI mbetet i përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit, ndërsa konsideron që këtë situatë mund ta zgjidh vetëm vullneti qytetar i shprehur në zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme. 
 
“Vendi po përjeton ditë të vështira dhe është përgjegjësi e të gjitha partive politike qē të angazhohen për ti dhënë fund kësaj krize e cila po cënon përditshmërinë e qytetarëve dhe aspiratat EuroAtlantike të vendit. Kriza aktuale tejkalon kufijtë gjeografik të vendit, prandaj liderët e përgjegjshëm duhet me syçeltësi ti ndjekin zhvillimet dhe me sinqeritet ti rreken punës për ta nxjerr vendin nga kriza”, thuhet në njoftim.