Maqedoni

Thaçi takon ambasadorin holandez Plomp

18.04.2016 18:08

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë partiake ka pritur Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp...

Siç bëhet e ditur me anë të një njotimi nga PDSH, edhe në këtë takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.
 
“Prioritet i PDSH-së në tërë këtë proces ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike kurdo qoftë që të mbahen ato, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve. Thaçi më tej theksoi se çështja e mosrealizimit të të drejtave të shqiptarëve akoma nuk është pjesë e dialogut dhe kjo vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i PDSH-së”, theksoi Thaci duke siguruar ambasadorin Plomp se PDSH do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.
 
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim.