Maqedoni
Zv/kryeministri Ademi takon ambasadorin Orav
18.04.2016 18:10
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi ka realizuar takimin e parë me euroambasadorin Aivo Orav...

Në takim Ademi dhe Orav kanë diskutuar për ngjarjet aktuale politike në vend, në veçanti për ngjarjet e ditëve të fundit, ku u theksua rëndësia që në periudhën e ardhshme të ndërmerren hapa në drejtim të përmbushjes së plotë të detyrimeve nga marrëveshja Politike dhe sigurimi i kushteve për realizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme.
Siç thuhe në kumtesën e lëshuar nga kabineti i Zëvendëskryeminsitrit Ademi, dy bashkëbiseduesit u përqëndruan edhe te detyrimet nga Reformat Urgjente Prioritare, me qëllim që përqendrimi të ruhet tek këto aktivitete të cilat janë kyçe për perspektivën Euro –Atlantike të vendit.
