Maqedoni
SHGM: Gazetarët të mos pengohen në punën e tyre
18.04.2016 18:12
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin e një pjese të protestuesve ndaj redaksisë së Radios Maqedonia e Lirë në Shkup...

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin e një pjese të protestuesve ndaj redaksisë së Radios Maqedonia e Lirë në Shkup dhe kërkon nga institucionet menjëher ti gjejë sulmuesit dhe tu shqiptohet dënim maksimal.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve të jenë të informuar. Mosdënimi i dhunës mund të sjell deri te pasojat shum më serioze ndaj sigurisë së gazetarëve thekson SHGM.
Poashtu SHGM e dënon edhe sjelljen e pashembullt të pushtetit ndaj gazetarëve të vendeve fqinje.
Është e pakuptimt që pushteti u ka ndaluar hyrje në Maqedoni tre gazetarëve të Gazetës 24 Orë nga Bullgaria, ndërsa një gazetar i TOP Çenell nga Shqipëria ështe mbajtur në bisedë informative nga policia në Shkup.
SHGM i fton institucionet që të mos i pengojnë ekipet e gazetarëve në punën e tyre dhe të mos krijojnë mosbesim në opinion ndaj profesionit të gazetarisë.
