Maqedoni
Tetovë, thyhet zyra e presidentit Ivanov
18.04.2016 18:24
Persona të paidentifikuar mëngjesin e sotëm kanë thyer zyrën e presidentit Gjorge Ivanov në Tetovë...

Nga policia e Tetovës njoftojnë se kjo ka ndodhur rreth orës 5 e 50 minuta nga persona të panjohur.
Ndaj zyrës së presidentit në rrugën Boris Kidriç janë hedhur gurë, gjësende të forta dhe vezë thonë nga policia e Tetovës nga e cila bëjnë të ditur se janë thyer xhamat e derës dhe janë dëmtuar muret e zyrës.
Policia po punon në driçimin e rastit thekson zëdhënësi I policisë në Tetovë Marjan Josifovski.
