KOSOVË-HAITI

Kosova barazim historik kundër Haitit

05.03.2014 17:37

Kosova ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë historike përballë Haitit. Edhe pse kjo ndeshje pritej me shumë entuziazëm dhe emocione, në fund të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaki nuk arritën ti gëzojnë tifozët e shumtë të pranishëm në stadiumin Olimpik – “Adem Jashari” në Mitrovicë…….

Ndeshja e parë ndërkombëtare e përfaqësueses së Kosovës me leje të FIFA-së ka përfunduar me rezultatin fillestar. Kosova ka debutuar me një barazim pa gol në skenën ndërkombëtare të futbollit, kur të mërkurën në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës ka luajtur me rezultatin fillestar me kombëtaren e Haitit.

Kosova ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë  historike përballë Haitit. Edhe pse kjo ndeshje pritej me shumë entuziazëm dhe emocione, në fund të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaki nuk arritën ti gëzojnë tifozët e shumtë të pranishëm në stadiumin Olimpik – “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kosova ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë ndeshje, megjithatë edhe përkundër rasteve të shumta para portës kundërshtare, nuk arriti që të konkretizojoë asnjë rast.

Futbollistët kosovarë dominuan pjesën e parë, ndërsa shumë pranë golit ishin Bunjaku dhe Azemi, kur ky i fundit nga afërsia nuk arriti që të gjejë rrugën e duhur, pasi goditja e tij në momentin e fundit u devijua në rivënie nga këndi.

Në pjesën e dytë Kosova u kanos me anë të Kristian Nushit nga gjuajtja standarde, kur shumë pak mungonte të shënonte në minutën e 75-të, ndërkohë 4 minuta para fundit të ndeshjes Bytyqi krosoi në zonë, kurse Hasani nga afër përpak nuk e drejtoi topin në portë.

Haiti në pjesën e dytë luajti paksa më i organizuar, duke rrezikuar në disa raste portën kosovare, futbollistët e së cilës përfaqësuese patën edhe një mundësi tjetër në momentet e fundit të ndeshjes përmes Bytyqit, goditja e të cilit përfundoi vetëm mbi portë. (infOSport.mk)