Maqedoni
ASHAM fton partit ti kthehen dialogut
18.04.2016 18:47
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë shprehu shqetësim për gjendjet në Maqedoni dhe ju bëri thirrje të gjitha partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës..

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë shprehu shqetësim për gjendjet në Maqedoni dhe ju bëri thirrje të gjitha partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, me ndërmjetësimin e garantuesve të saj përfaqësuesit e BE¬së dhe SHBA¬së, urgjentisht të kthehen në dialogun politik për përfundimin e obligimeve të Marrëveshjes.
Në një komunikatë me shkrim të ASHAM thuhet: "Kryesia e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë shfaq shqetësim të madh për papërgjegjësinë e nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinës gjatë zbatimit të saj konsekuent, si dalje e vetme nga kriza e rëndë dhe për përkeqësimin e gjendjeve në Republikën e Maqedonisë deri në shkallën me të cilën janë sjellë në pikëpyetje interesat e saj vitale".
Nga ASHAM vlerësojnë se Presidenti i shtet, në vend që të insistojë që në mënyrë konsekuente të zbatohet Marrëveshja e Përzhinës, me sjelljen e vendimeve për falje, i dha goditje rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Maqedonisë dhe Marrëveshjes së Përzhinës me çka akoma më shumë e thelloi krizën.
"Pikërisht për këtë, Kryesia e ASHAM¬it insiston për tërheqjen e vendimeve për falje", thekson ASHAM.
