SHBA dërgon trupa shtesë për të luftuar IS-in në Irak
18.04.2016 20:41
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë mbi 200 ushtarë shtesë dhe disa helikopterë Apache në Irak, për të ndihmuar luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS)...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka bërë njoftimin gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad.
Carter ka thënë se trupat shtesë të SHBA-së do të përdoren kryesisht për të këshilluar forcat irakiane afër vijës së frontit.
217 ushtarët shtesë do të çojnë në 4,087 numrin total të ushtarëve amerikanë në Irak.
SHBA-ja është duke udhëhequr një koalicion ndërkombëtar, i cili kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
