Tragjedi e re në Mesdhe, mbyten mbi 500 emigrantë , ishin nisur nga Egjipti

18.04.2016 20:58

Tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut....

Qindra emigrantë afrikanë  dyshohet të kenë humbur jetën teksa  katër anije  në të cilat mendohet se udhëtonin mbi  500 persona janë përmbysur në detin Mesdhe.

Mësohet se klandestinët ishin nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea  po udhëtonin drejt Italisë. ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 41 pasagjerë.

Të mbijetuarit , shumica migrantë nga Afrika Lindore, për BBC-në në qytetin grek Kalamata, kanë thënë se deri në 500 njerëz mund të kenë vdekur, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për incidentin.

Ngjarja e rëndë vjen pak orë para një vjetorit të tragjedisë më të madhe në Mesdhe, asaj të 18 prillit të 2015, ku 800 emigrantë të nisur nga Libia u mbytën ende pa prekur brigjet u jugut të Italisë. Vetëm 28 refugjatë i mbijetuan fatkeqsisë, teska për qindra të tjerë , ëndrra për një jetë më të mirë, u mbyt më Mesdhe. 

Të mbijetuarit thanë se në bord kishin qenë rreth 950 klandestinë. Gjithsej 118 trupa u gjetën, të tjerët kanë ende statusin të humbur.