Vendimi i Ivanovit, inciativa qytetare "Protestoj" vazhdon protestat

18.04.2016 21:39

Protesta e qytetarëve të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov për faljen e politikanëve,ka vazhduar edhe sot....

Protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov për abolim të politikanëve nën hetime kanë vazhduar edhe sot.

Protestusit si zakonisht protestën e tyre e kanë filluar nga Prokuroria Speciale Publike ku treguan mbështetjen e  tyre për këtë institucion.

Ndërsa pastaj revoltën e tyre me brohoritje "Ska Drejtësi Ska Paqe", “Dorëheqje Ivanov”, e shprehën para Kuvendit të Maqedonisë. Ata kërkojnë tërheqje të menjëhershme të këtij vendimit të presidetnti, si dhe dorëheqje të tij, por ata gjirthashtu protestuan edhe kundër zgjedhjeve me 5 Qershor.

“Të vendosur vazhdojmë me protesta dhe kërkojmë tëheqje të menjëhershme të vendimit të Ivanov, dorëheqje të menjëhershme të Gjoirgje Ivanov nga funksioni kryetar I shtetit, formim të yzrës specilae të gjyqit penal e cila do të jetë competent për rastet nën juridikcion të Prokurorisë Specila e Publike si dhe tëheqje të menjëlhershme të vendimit për zgjedhje parlamentare më 5 qërshor” – tha Vlladimir Dellov nga nisma “Protestoj”.

Protestuesit pastaj kanë vatzhduar  protëstën e tyre duke hedhur me vezë dhe me ngjyrë  ndaj portës triumfale në qendër të Shkupit dhe ministrisë së cultures, ndërsa stacionin e fundit e kanë pasur para qeverisë së  Maqedonisë, ku edhe u janë bashkangjitur anëtarë të Lëvizjes Besa dhe Uniteti, të cilët   kanë vazhduar me brohoritje  “Bashkë më të fortë”. Gjatë protestës nuk janë vërejtur incidente të theksuara. (Ersan Pajaziti, TVM2)