Maqedoni

Sesione informative për involvimin e grave rome në tregun e punës

19.04.2016 09:13

Qendra e Maqedonisë për të drejta të grave QENDRA SHELTER Shkup, sot dhe nesër organizon Sesione informative...

Qendra e Maqedonisë për të drejta të grave QENDRA SHELTER Shkup, sot dhe nesër organizon Sesione informative si pjesë e aktiviteteve të projektit "Mbështetje për inkluzionin e grave rome dhe grave të pakicave të tjera etnike në tregun e punës".
 
Sesione informative, të cilat do të mbahen në hotelin "Orinxh inn"në Shkup, siç kumtuan nga organizata, janë pjesë e projektit të mbështetur nga BE-ja për Financimin qendror dhe kontraktimin e marrëveshjeve (FQKM) dhe ka të bëjë me mbështetjen e grave rome dhe grave të pakicave të tjera etnike në tregun e punës.
 
Qëllimi i projektit është nxitja e inkluzionit social të grave të margjinalizuara, me fokus të veçantë te gratë rome, por edhe grave pjesëtare të bashkësive të tjera etnike dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë ato për qasje në tregun e punës.
 
Në kuadër të projektit do të marrin pjesë 60 gra edhe atë nga 20 prej qyteteve Shkup, Manastir dhe Kumanovë./mia