Botë
Idomeni, migrantët sërish bllokojnë hekurudhën
19.04.2016 09:24
Migrantët në Idomeni pasditen e djeshme sërish e kanë bllokuar hekurudhën në kufirin Greqi-Maqedoni, pak kohë pasi policia zbatoi operacion për pastrimin e saj...

Hekurudha u hap vetëm një kohë të shkurtër, pas ç'ka migrantët sërish vendosën tenda dhe gurë të mëdhenj në binarë për ta bllokuar atë.
Situata në Idomeni mbetet e tensionuar, pasi dje është lënduar një shtetas sirian.
Policia greke përdori edhe gaz lotsjellës kundër një grupi migrantësh, të cilët kanë gjuajtur me gurë ndaj një furgoni policor, duke pretenduar se ai e ka shkelur sirianin e lënduar.
Sipas burimeve policore, njësitet policore për shpërbërjen e trazirave shpejt kanë intervenuar dhe e kanë shpërndarë grupin e migrantëve agresivë.
