Botë

Të paktën 21 të plagosur gjatë shpërthimit në një autobus në Jerusalem

19.04.2016 10:43

Të paktën 21 persona janë plagosur mbrëmë gjatë shpërthimit të bombës në një sutobus në pjesën jugore të Jerusalemit, kumtoi policia izralite...

Sipas burimeve spitalore, ashtu siç lajmëroi Bi-Bi-Si, dy nga personat e lënduar janë në gjendje kritike.
 
Pjesa më e madhe e të plagosurve ishin në autobus, por mes tyre ka edhe udhëtarë  të një automobili i cili ka kaluar pranë autobusit gjatë shpërthimit të bombës. Përveç automobilit gjatë shpërthimit  është dëmtuar edhe një autobus  në qarkullim, në të cilin nuk ka pasur udhëtarë.
 
Në kumtesën policore  potencohet se bomba ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit.
 
Një përfaqësues i policisë për televizionin Kanal 2 deklaroi se inspektorët mundohen të konfirmojnë se kush e ka vendosur bombën. Ai, megjithatë, refuzoi t'i komentojë pohimet  e disa mediave se njëri nga udhëtarët e lënduar  nuk ka pasur dokumente për identifikim personal dhe se është i dyshuar si kryerës i sulmit./mia