Botë

Shpërthim i fuqishëm në afërsi të Ambasadës amerikane në Kabul

19.04.2016 10:45

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në Kabul në afërsi të Ambasadës amerikane, por sipas informacioneve nuk ka viktima, pohojnë dëshmitarët...

Tym i dendur i zi është ngritur në afërsi të Ambasadës, ndërsa janë kyçur edhe alarmet për alarmim në përfaqësinë diplomatike.
 
Incidenti ka ndodhur në momentin kur një numër i madh personash kanë shkuar në punë. Ka një numër të madh dritaresh të thyera në rajonin e shpërthimit.
 
Tani për tani nuk dihet shkaku për shpërthimin.
 
Kabuli shpesh është cak i sulmeve raketore, ndërsa mediat perëndimore përkujtojnë se talebanët afganë para një jave paralajmëruan fillim të ofensivës pranverore./mia