Botë
Ekuador, rritet në 413 numri i të vdekurve nga tërmeti
19.04.2016 10:51
Është rritur në 413 numri i personave të vdekur nga tërmeti prej 7.8 shkallësh të riterit që ka goditur të shtunën e kaluar Ekuadorin...

Autoritetet kanë thënë se kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë, pasi besohet se ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, e ka cilësuar tërmetin si katastrofën më të keqe në këtë vend në më shumë se gjashtë dekada.
Ai ka thënë se qytetet Portoviejo dhe Manta janë gati të shkatërruara.
Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende të Amerikës Latine u janë bashkuar kërkimeve për të mbijetuar.
