Maqedoni
Në 11 aksidente dje në Shkup, shtatë të lënduar, karrotreci ka larguar 37 automjete
19.04.2016 10:55
Në rajonin e SPB-së Shkup dje kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente, prej të cilave katër janë me pasoja dëme materiale...

Në rajonin e SPB-së Shkup dje kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente, prej të cilave katër janë me pasoja dëme materiale, ndërsa gjashtë janë me pasoja lëndime trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar gjashtë persona.
Inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veljanoski për MIA-n informon se ka ndodhur edhe një aksident në të cilën lehtë u lëndua një motoçiklist.
Gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Janë sanksionuar dhjetë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni sepse i kanë vozitur automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit. Nëntë shoferë gjatë vozitjes së automjetit motorik nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, ndërsa shtatë këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 37 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahet punëtori edukative me pjesëmarrësit e klasës së dytë në SHF "Stiv Naumov" në komunën Gazi Babë në suaza të projektit edukativ të komunikacionit "Autobusi edukativ". Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë ligjëratë edukative në një autobus të NPQ-së me nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt nga SHF "Aco Shopov", komuna e Butelit.
Sot me fillim në orën 10:00 ish të punësuarit e Ohisit do të mbajnë protestë të qetë në bul. "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë.
Me qëllim të zhvillim të siguritë dhe pa pengesa të komunikacionit, nga ana e MPB-së do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa varësisht nga gjendja momentale, ai mund të rikahëzohen./mia
