Botë
Terrorizmi - alarm nga “Bild”, plan xhihadistë për sulme në plazhet evropiane
19.04.2016 12:26
Bashkë me verën, diellin dhe detin vjen dhe alarmi terrorist për plazhet evropiane...

Objektiv janë plazhet ku frekuentimi është më i madh, si në Itali edhe Spanjë. Sinjalin e parë mbi këtë rrezik e ka dhënë e përditshmja gjermane “Bild”, e cila e hap gazetën me titullin: “Terroristët kanë planifikuar sulme në plazhet tona!”
Gazeta thotë se “të maskuar si shitës në rrugë”, xhihadistët mund të hedhin veten në erë në plazhe. Shënjestër e sulmeve dyshohet të jenë plazhet e Italisë, Spanjës dhe jugu i Francës.
Terroristët do të jenë të përgatitur për të përdorur armë dhe eksploziv mes shezlloneve dhe çadrave të plazhit, shkruan “Bild”, njëjtë siç ndodhi vitin e kaluar në Tunizi.
Dhe sipas një zyrtari të lartë të sigurisë gjermane, “ky mund të jetë një dimension tjetër i terrorit që ISIS synon të shkaktojë, pasi plazhet nuk mund të mbrohen”, thotë zyrtari gjerman për “Bild”.
