Botë
Shërbimet belge për siguri pohojnë se SHI ka dërguar ende xhihadistë në Evropë
19.04.2016 13:11
Shërbimi belg për vlerësimin e kanosjeve, i cili udhëheq me tërë sistemin kombëtar për siguri dhe zbulim...

Shërbimi belg për vlerësimin e kanosjeve, i cili udhëheq me tërë sistemin kombëtar për siguri dhe zbulim, zyrtarisht njoftoi se Shteti Islamik ka dërguar ende xhihadist në Evropë.
Sipas Shërbimit, një pjesë e xhihadistëve janë orientuar drejtë Belgjikës. Tani për tani niveli i kanosjeve për sulme në vend është në shkallën e tretë të parafundit. Kjo do të thotë se sulmet janë "të mundshme".
Ditëve të fundit mediat lokale njoftuan se në Belgjikë dhe me siguri në Bruksel janë kthyer Jones Abadu, vëllau i Abdelhamid Abadu, lider i xhihadiastëve të cilët e kryen sulmin në Paris në nëntor të vitit të kaluar.
Jones Abaud ka pasur për qëllim të hakmerret për vëllain e tij, i cili vdiq në operacionin e forcave speciale spanjolle në periferinë parisiene, Sen Deni.
Prokuroria belge dje konfirmoi se ka zbuluar gjurmë se Jones është sërish në Evropë./mia
