Show Biz

Alban Skënderaj u pagua 7000 USD për një natë koncert në SHBA

19.04.2016 13:27

Ka punuar shumë për këtë rikthim të tij, dhe i është dashur të rrinte 48 orë pa gjumë për koncertin e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Pas një pauze në muzikë, këngëtari thyeu heshtjen me publikimin e projektit më të ri muzikor “Unë dhe Ti”, ndërkohë që dha një super koncert në SHBA me Elhaida Danin.

Po sa është paguar Albani për një natë? Burime pranë tij na kanë pohuar se shuma që ka marrë për koncertin në SHBA është 7000 USD.

Rikthimi i tij në muzikë do të thotë shumë koncerte të planifikuara, tashmë që është dhe baba i një vajze.

Prej 6 javësh ai është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” duke u renditur në pozicionet më favorite, ku për dy javë rresht ka kryesuar këtë klasifikim.