Teknologji

YouTube mundëson videot live 360-shkallëshe

19.04.2016 13:33

Gjiganti online i videove YouTube ka zgjeruar territorin e videove live duke ofruar mundësinë për të transmetuar direkt videot 360-shkallësh...

YouTube me veçorinë e re rivalizon aplikacionin e njohur “Periscope” që u zgjodh aplikacioni i vitit 2015 nga Apple.
 
“Nuk është thjesht transmetim direkt, por një transmetim në të cilin mund të eksploroni deri në 360 shkallë”, ka thënë Neal Mohan nga YouTube.
 
Përpos YouTubes video 360-shkallësh ofron edhe Facebooku.
 
Derisa deri tani ishin dashur ditë e javë për të prodhuar një video 360-shkallësh, tani gjithçka mund të shkojë direkt dhe vetë përdoruesi të jetë vetë regjisori.
 
Me videot e tilla shikuesit mund të kalojnë në skenë majtas apo djathtas, poshtë ose lartë, për të kompletuar pamjen sferike.