Maqedoni

Donacion për Klinikën e Fëmijëve, aparaturë për fëmijët e lindur para kohe

19.04.2016 14:41

Asociacioni Austriak MABA i dhuroi aparat bashkëkohor Klinikës së Fëmijëve, që shërben për trajtimin e fëmijëve të lindur para kohe...

Asociacioni Austriak MABA i dhuroi aparat bashkëkohor Klinikës së Fëmijëve, që shërben për trajtimin e fëmijëve të lindur para kohe, duke parandaluar dhe trajtuar shkaktimin e kolapsit në mushkëritë e bardha.
 
“Duam të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë dhe në kuadër  të përgjegjësisë së shoqërisë, që janë fëmijët si pjesë më e rëndësishme e saj. Ne vendosën që këtë aparat bashkëkohor t’ua dhurojmë Klinikës së Fëmijëve.”- deklaroi përfaqësuesi i MABA-s, Zllatko Mucunski.
 
“Aparatura që pranuam sot është sipas standardeve më të larta evropiane dhe botërore për trajtimin e fëmijëve të lindur para kohe, që kanë problem me mushkëritë e bardha. Kjo aparaturë  mundëson shpëtimin e jetës së tyre.”- tha drejtoresha në Klinikën e Fëmijëve, Aspazija Sofijanova.
 
Vlera e aparatit bashkëkohor Medin-cno kushton rreth 1 milion denarë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI