Botë
Gjermani, pesë të arrestuar, formuan grup kundër refugjatëve
19.04.2016 14:55
Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin se kanë formuar një grup terrorist të krahut të djathtë për sulmet ndaj shtëpive të refugjatëve dhe objekteve të tjera...

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale thuhet se pesë shtetas gjermanë janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa janë bastisur disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë.
Të arrestuarit kishin formuar “Grupin Freital”, të emëruar sipas periferisë së Dresdenit, ku në korrik të vitit të kaluar janë mbajtur disa protesta kundër refugjatëve dhe incidente të tjera.
