“Fronteks”: Falë Maqedonisë ulet numri i migrantëve në BE
Me gjithë problemet në kufi, Maqedonia ka marrë një notë lavdërimi nga shërbimi kufitar i BE-së "Fronteks"...

Falë Maqedonisë, numri i kalimeve ilegale të kufijve të jashtëm të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor është ulur për 90 për qind, në krahasim me muajt paraprak, njoftoi organizata.
Në mars, kufirin e kanë kaluar ilegalisht 4.930 migrantë, që është për 10 për qind më pak se në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2015.
Nga "Fronteks", mes tjerash, konstatojnë se falë marrëveshjes së BE-së me Turqinë për kufizimin e fluksit migrues dhe operacionit të NATO-s në Detin Egje, në mënyrë të konsiderueshme është ulur numri i migrantëve, të cilët arrijnë në ishujt grekë, apo janë 26.460 refugjatë të rinj, që është më pak se gjysma e numrit të regjistruar në shkurt të këtij viti.
Gjithsesi, me uljen e kalimeve tokësore po shtohen kalimet ilegale në rrugë detare. Nëpër rutën qendrore të Detit Mesdhe përmes Italisë, në mars në gadishullin Apenin arritën 9.600 migrantë.
