Futboll

Rio 2015 në krizë

19.04.2016 15:05

Kur duhen edhe 108 ditë që të nisin Lojërat Olimpike “Rio 2016” disa nga Federatat Ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se impiantet sportive nuk janë gati...

Jo vetëm kaq, por edhe logjistika mbështetëse për të organizuar këto evente nuk ekziston apo funksionon si duhet, duke ngritur alarmin se Olimpiada mund të kthehet në një dështim.

Për më tepër që në Brazil kriza ekonomike dhe politike ka kapur majat, pas “OK” për të nisur një hetim ndaj presidentes Dilma Rouseff.

Të gjithë janë të shqetësuar, pasi aktivitetet mund të kenë mangësi elementare gjatë garave Drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) kanë deklaruar se logjistika në fushat e tenisit është skandaloze, ashtu sikurse probleme u vërejtën edhe gjatë një turne të gjimnasikës fundjavën e kaluar.

Energjia elektrike largohej shpesh, duke lënë në mes garat. Kjo situatë ka alarmuar drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që nesër do të dërgojë në Rio dy nga drejtuesit e saj më të lartë për të parë nga afër situatën.

Ndërkohë që në të gjitha frontet punohet 24 orë në ditë për të qenë gati më 5 gusht, ditën që nisin Lojërat Olimpike.