Maqedoni
Zv kryeministri Ademi takon ambasadoren franceze Oer
19.04.2016 15:14
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Lorens Oer...

Zëvendëskryeministri Ademi dhe Ambasadorja Oer diskutuan për ngjarjet e fundit politike në vend, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve nga marrëveshja Politike nga ana e gjithë partive politike pa përjashtim është jashtëzakonisht е rëndësishme për vendin.
Ademi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Francës e jep për Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se organizimi i Samitit të Parisit, i cili paraqet mundësi të shkëlqyeshme për vazhdimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, është edhe një konfirmim i kësaj mbështetje.
I tillë është edhe angazhimi i Francës dhe qëndrimet e saj për vazhdimin e politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor pavarësisht ngjarjeve në Union.
Në takim u theksua edhe rëndësia e implementimit të detyrimeve nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit si aspekt i rëndësishëm në perspektivën euro– atlantike të vendit.
Ademi siguroi Ambasadoren Oer se do të angazhohet personalisht për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, thuhet në njoftim.
