Protestat, reagon Ministria e Kulturës: Ndërtesa që dëmtuat është trashëgimi kulturore
Pas protestave të mbrëmshme ka reaguar Ministria e Kulturës....

Pas protestave të mbrëmshme ka reaguar Ministria e Kulturës. Nga kjo Ministri dënojnë ashpër aktin e dëmtimit të fasadës së Ministrisë, objekt ky i vitit 1927, që paraqet trashëgimi kulturore të mbrojtur me ligj, por edhe të dëmtimit të skulpturës në hyrje të Ministrisë dhe flamujve shtetërorë dhe atij të BE-së.
“Vallë kjo marrëdhënie e dhunshme ndaj institucioneve kulturore në vend edhe ndaj trashëgimisë kulturore është alternativa të cilën e ofron Shoqata qytetare "Protestoj" dhe LSDM për të ardhmen e Maqedonisë?!”-pyesin nga kjo Ministri.
Ky reflektim i primitivizmit, mungesa e ndjenjës për kulturën dhe shtetin dhe respekti ndaj monumenteve kulturore¬-historike duhet të jenë lëndë e dënimit të të gjithë qytetarëve të cilët Maqedoninë e ndjejnë si atdheun e tyre, si dhe të të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare në vend, të cilët angazhohen për respektimin e identitetit kulturor, e cila është një prej vlerave themelore të Bashkimit Evropian.
Ministria e Kulturës kërkon nga Ministria e Brendshme t'i zbatojë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e fajtorëve të, siç theksohet, këtij akti të pacivilizuar.
