Reforma në drejtësi, Fleckenstein në vizitë të befasishme në Tiranë

19.04.2016 17:01

Në një kohë kur reforma në drejtësi cilësohet si e pakthyeshme, eurokomisionari, Knut Flekenshatjn, është shfaqur këtë të martë në Tiranë, ku ka bërë thirrje për miratimin sa më parë të kësaj reforme....

Këtë mesazh ai e ka bërë me dije pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, por edhe pas takimit me kreun e grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Këtë radhë ishte një takim informal, ku mora informacion se si po vijon ky proces i rëndësishëm i reformës në gjyqësor. Jam i lumtur që mora lajme inkurajuese, sipas të cilave procesi mund të ecë përpara dhe kjo do të jetë shumë mirë për ju dhe shumë i mirë për ne gjithashtu.”- deklaroi eurokomisionari, Knut Fleckenshtajn.

Më pas, reporteri për Shqipërinë është takuar me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ky i fundit e ka cilësuar arrestimin e Emiljano Shullazit si hapin e parë të reformës për drejtësi. Shullazi, i akuzuar për shumë krime në Tiranë, cilësohet vazhdimisht nga demokratët si miku i kryeministrit, Edi Rama.

Ndërsa i pyetur nëse reforma në drejtësi do të miratohet brenda verës, kreu i PD-së tha se kjo nuk është një dorë të tij. “Ne do bëjmë pjesën tonë”, u shpreh kreu i opozitës. (Luljeta Ndoka, TVM2)