Maqedoni

KSHZ miratoi planin finansiarë për shperndarjen e mjeteve

19.04.2016 17:54

Rreth 7.5 milion eruro apo 456 milion e 664 mijë denarë Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve do të shpenzojë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit...

Anëtarët e KSHZ-së gjatë seancës së sotme  me 7 vota “për” asnjë kundër dhe pa praninë e antarëve të LSDM-së miratuan planin finansiarë për shpërndarjen e mjeteve që ka të bëjë me pregaditjen e zgjedhjeve të parakohsheme.

Mjetet do t’ë shfrytzohen kryesisht për pregaditjen e materialit zgjedhorë, moniotorim, transport dhe shpenzime të tjera të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.

KSHZ në seancën e sotme gjithashtu duhej të shqyrtojë edhe raportin lidhur me progresin e të dhënave nga kontrolli në terren dhe administrative mirëpo për shkak të mungesës të të dhënave antarët  vendosën të njejtën ta shqyrtojnë në një nga mledhjete radhës.

Ndryshe gjatë ditës së sotme antarët e Komisionit Shtetrorë të Zgjedhjeve kanë realizuar edhe një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ministrisë se Punëve të brendsheme dhe Entit për Statistikë mirëpo nga KSHZ nuk janë prononcuar lidhur me këtë takim.