UShT: Bursa amerikane për studentët dhe profesorët
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni prezantoi sot në UShT bursat që ndahen nga Qeveria amerikane për studentët e këtij universiteti në kuadër të katër programeve...

Studentëve, profesorëve dhe të punësuarve në administratë u ofrohen mundësi që të studiojnë në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Programi Fulbright Foreign ofron bursa për studentët që janë të interesuar të studiojnë në studimet pasuniversitare në ShBA dhe kandidatët të cilët e kanë të regjistruar magjistraturën ose doktoraturën në universitetet në Maqedoni.
Programi Hubert H. Humphrey Fellovship, mundëson profesionalizim në punët që një kandidat, i cili është i interesuar për atë bursë, dëshiron që të arrijë në ShBA.
Fulbgright Scholar ofron bursa për studime pasdoktorale, për profesorë të cilët janë të interesuar të bëjnë hulumtime në temën që ata punojnë ose në profesionin e tyre.
Për të marrë pjesë në programin Fulbright, aplikuesi duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe të ketë një diplomë ekuivalente me një diplomë bachelor.
Ndërsa afati i fundit për pranimin e aplikimit është deri më 31 maj të këtij viti. Po ashtu, edhe për programin Hubert H. Humphrey Fellovship afati është i njëjtë, deri më 31 maj të këtij viti.
Kurse për programin Fulbrihght Scholar, afati i fundit për pranim të aplikimeve është deri më 1 nëntor të vitit 2016.
