Kumanovë: Protesta kundër vendimit të Ivanovit
Për të dytën ditë radhazi edhe në Kumanovë, po protestohet për të kundërshtuar vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov...

Për të dytën ditë radhazi edhe në Kumanovë, po protestohet për të kundërshtuar vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për falje kolektive të personave që janë nën hetim të Prokurorisë Speciale Publike.
Protesta sikurse mbrëmë edhe sonte filloi para godinës së Gjyqit themelor të Kumanovës, kurse më pas protestuesit defiluan edhe nëpër rrugët tjera të qytetit. Gjatë gjithë kohës prezente ishin edhe forcat policore të cilat kujdeseshin për rendin dhe qetësinë gjatë protestës.
Ndryshe Protestat po mbahen në organizim të më shumë organizatave joqeveritare, por prezent janë edhe krerët e LSDM-së në Kumanovë. (Nexhat Aqifi, TVM2)
