MASH, matura shtetërore fillon me 4 Qershorë
19.04.2016 21:22
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve njofton se sipas Konceptit për Maturë Shtetërore...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve njofton se sipas Konceptit për Maturë Shtetërore, provimet eksterne nga Matura Shtetërore në vitin shkollor 2015/2016 në afatin e qershorit do të realizohen sipas dinamikës në vazhdim: - Gjuhë dhe letërsi amtare 4 qershor 2016; - Matematikë 9 qershor 2016 ; - Gjuhë e huaj 13 qershor 2016;- - Fizikë, Kimi, Biologji, Biznes, Histori, Filozofi dhe Estetik me 15 qershor 2016.
Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00. Kandidatët më së voni 30 ditë pas zbatimit të provimit të fundit ekstern do të mund të kenë qasje në rezultatet preliminare nga provimi ekstern.
