Vazhdojnë protestat në Shkup
Në Shkup vazhdojnë protestat e shoqerisë civile dhe mijëra qytetarëve kundër vendimit të presidentit Ivanov për abolimin e politikanëve nën hetim nga Prokuroria Publike Speciale....

Turma e protestuesve fillimisht u nisë nga Prokuroria Publike Speciale dhe më pas u drejtua para godinës së Ministrisë së Drejësisë, Kuvendit, Qeverisë, por nuk arriti ti afrohet selisë së Bashkimit Evropian për shkak të forcave të shtuara policore.
Nën moton “Ska Drejtësi ska paqe” ata serisht kërkuan dorëheqjen e presidentit Ivanov, tërheqjen e mënjëherëshme të vendimit të tij për abolim të politikanëve, dhe shtyerjen e zgjedhjeve deri në plotësimin e të gjitha kushteve. Në këto protesta nuk pati incidente, përveç se turma e protestuesve hodhën ngjyrë në godinën e Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo është jave e dytë që Lëvizja civile “Protestoj” po organizon protesta kundër vendimit të Ivanovit për faljen kolektive të politkanëve nën hetim. Organizatorët e këtyre protestave thanë se nuk do t’i ndërprejnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (Rexhep Qamili, TVM2)
