Botë
Policia irakiane zbuloli dy varreza masive në Ramadi
20.04.2016 09:16
Policia irakiane njoftoi se në qytetin Ramadi në Irakun perëndimor, ka gjetur dy varreza masive me trupa të rreth 40 njerëzve të vrarë nga ana e grupit xhihadist, Shteti Islamik (SHI)...

Siç njoftoi një përfaqësues i policisë irakiane, njerëzit janë vrarë në kohën kur Ramadi ishte nën kontroll të xhihadistëve të SHI-së.
Varrezat gjendeshin në stadiumin e qytetit në Ramadi. Në to janë gjetur mbetje edhe të fëmijëve dhe grave, së bashku me trupat e burrave me veshje civile.
Ramadi, i cili është qendër administrative e provincës Anbar, ra në duart e SHI-së në maj të vitit të kaluar dhe u lirua nga autoritetet irakiane në dhjetor./mia
