Sajti zyrtar i Kaljarit informon për golin e Agim Ibraimit (VIDEO)
“Në Shkup, Maqedonia mundi Letoninë 2:1, në saje të penaltisë vendimtare të konvertuar në gol nga Agim Ibraimi. Numri ”10” mbeti në fushë gjatë gjithë lojës”, - shkruante në sajtin e Kaljarit……

Sajti zyrtar i skuadrës italiane të Kaljarit, te e cila skuadër luan futbollisti shqiptarë Agim Ibraimi ka raportuar për golin e tij të shënuar në ndeshjen kontrolluese këtu në Shkup ndaj Letonisë.
Falë golit të Agim Ibraimit të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 73-të, Maqedonia shënoi fitore me rezultatin 2:1, duke e nisur kështu vitin 2014-të me këmbë të mbarë.
“Në Shkup, Maqedonia mundi Letoninë 2:1, në saje të penaltisë vendimtare të konvertuar në gol nga Agim Ibraimi. Numri ”10” mbeti në fushë gjatë gjithë lojës”, - shkruante në sajtin e Kaljarit.
Rikujtojmë Agim Ibraimi të dielën e kaluar kundër Udinezes shënoi golin debutues me fanellën e Kaljarit në “Serie A”, ndërsa këtë javë do të jenë mysafir të Katanias. (Foto: ffm.com.mk)
