Maqedoni
Në Shkup dje 17 aksidente dhe 15 të lënduar
20.04.2016 10:03
Në rajonin e qytetit të Shkupit dje kanë ndodhur gjithsej 17 aksidente, prej të cilave gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale...

Në rajonin e qytetit të Shkupit dje kanë ndodhur gjithsej 17 aksidente, prej të cilave gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale, tetë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar 12 persona.
Inspektori i pavarur në SPB-Shkup Dragan Veljanoski informon se kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë dy bashkëudhëtarë në automjetin motorik dhe një udhëtar i autobusit.
Pas kontrolleve të zbatuara nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve, mes të cilëve 12 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë të cilët i kanë vozitur automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit janë përjashtuar nga komunikacioni. Tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 shoferë gjatë vozitjes së automjetit motorik, nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular, ndërsa 14 këmbësorë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 30 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbajmë punëtori edukative me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në SH.F. "Naum Naumovski Borçe" komuna Gazi Babë./mia
