Botë
Parisi kërkon vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme edhe për dy muaj
20.04.2016 10:45
Qeveria e Francës do t'i propozojë Parlamentit ta vazhdoj gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për dy muaj - deri në fund të korrikut...

Qeveria e Francës do t'i propozojë Parlamentit ta vazhdoj gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për dy muaj - deri në fund të korrikut, paralajmëroi sot kryeministri francez, Manuel Vals.
Gjendja e jashtëzakonshme në Francë u vendos pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar, pas çka në shkurt të këtij vitit ajo u vazhdua deri më 26 maj.
Tani, Vals paralajmëroi se Qeveria do të propozojë vazhdim të saj edhe për dy muaj, me qëllim që të përfshihet edhe periudha e mbajtjes së Kampionatit evropian në fudboll, nikoqir i së cilës do të jetë Franca nga 10 qershori deri më 10 korrik.
Vals paralajmëroi se gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme Bernar Kazanev edhe zyrtarisht do ta publikoj propozim-ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme./mia
