Maqedoni

Aksidenti Tetovë, vdes 38 vjeçarja

20.04.2016 11:37

Policia e Tetovës ka dalë me detaje të reja për aksidentin që ndodhi mbreme në autostradën Tetovë-Gostivar...

Bëhet fjalë për një familje nga Reçica e Vogël, gjatë goditjes së automjetit të tyre me kuaj, ka mbetur i vdekur 38 vjeçarja G.R. 
 
Vetura e tipit Citroen C5, me targa të Tetovës e drejtuar nga 42 vjeçari Q.R nga Reçica e Vogël, ku brenda kanë qenë edhe 38 vjeçarja G.R dhe vajza e tyre 10 vjeçare, ka goditur në kuaj, të cilët pa kanë lëvizur në autostradë. 
 
Nga goditja, gruaja G.R e cila ka qenë në karriget e përparme dhe vajza në pjesën e pasme të veturës, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Gostivarit.
 
Por atje është konstatuar vdekja e gruas 38 vjeçare dhe lëndime të vajzës, e cila pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak. 
 
Trupi i gruas me urdhrin e prokurorit publik do të dorëzohet në obduksion. 
 
Për shkak të ekspertizës e cila ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit, komunikacioni është zhvilluar me regjim të posaçëm. 
 
Sipas analizave të SPB Tetovë, në vit në këtë aks të autostradës, regjistrohen nga mbi njëqind aksidente të shkaktuara nga kafshët, por deri më tani pa viktima në njerëz.