Botë
Të paktën 11 të vdekur për shkak të kushteve të këqia për jetë pas tërmeteve në Japoni
20.04.2016 12:00
Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën në Japoninë jugperëndimore ditëve të fundit si pasojë e kushteve të këqia për jetë...

Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën në Japoninë jugperëndimore ditëve të fundit si pasojë e kushteve të këqia për jetë pas tërmeteve që javën e kaluar e goditën atë pjesë të vendit, kumtuan sot autoritetet japoneze.
Sipas shtabit të krizave në prefekturën Kumamoto, ku ishin epiqendrat e dridhjeve, shkaqet për vdekjen e këtyre njerëzve janë të ndryshme - stresi, pagjumësia..., por të gjitha ato janë pasoja nga ndryshimet drastike lidhur me tërmetet.
Nga dita e enjte, deri sot në mëngjes, në Kumamoto, ku janë rrënuar mijëra ndërtesa, janë regjistruar mbi 600 tërmete me intensitet të ndryshëm.
Mbi 100.000 persona prej atëherë jetojnë jashtë shtëpive të tyre, në rimorkio ose në automobilat e tyre.
Janë regjistruar shumë raste të trombozës së venave dhe flebitisit, ndërsa te një person është konfirmuar se ka vdekur për shkak të mbetjes kohë të gjatë në pozitë ulëse, me ç'rast gjaku ka mbetur në ekstremitetet e ulëta.
Autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare u shpërdajnë afishe banorëve me udhëzime se si të reduktohen rreziqet në minimum.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit herët në mëngjes nxorën një trup të një burri, ndërsa nën rrënoja në fshatin malor Minamiaso, ku gjatë tërmetit të dytë të fuqishëm në ishullin Kjushu të shtunën ishte shkaktuar rrëshqitje e madhe e dheut.
Me këtë numri i viktimave të lënduar zyrtar nga tërmetet është rritur në 48 persona./mia
