Maqedoni

Ministria e drejtësisë, Memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtarë për barazi gjinore

20.04.2016 12:31

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë për barazi gjinore...

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë për barazi gjinore, përfaqësuar nga kryetarja,  Savka Todorovska.
 
Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit është që nëpërmjet bashkëpunimit të ndërrsjellët mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Kombëtarë, të avancohet mbrojtja e grave nga dhuna e bazuar gjinore në përputhje me standardet evropiane me çka do të promovohet marrëdhënie partneriteti i institucioneve të pushtetit qëndror dhe lokal dhe shoqërisë civile.
 
Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashikohen trajnime për përfaqësuesit e institucioneve për të rritur njohuritë e tyre për domethënien dhe nevojën për reagim adekuat shoqëror kundër dhunës së bazuar gjinore.
 
Njëkohësisht sipas Memorandumit do të realizohen edhe aktivitete për avancimin e rregullativës ekzistuese ligjore dhe harmonizimin e të njëjëts me standardet evropiane, që do të mundësojë mbrojtjen adekuate të grave viktima të dhunës së bazuar gjinore, thuhet në kumtesëne  Ministrisë së Drejtësisë.