Teknologji
Projekti më i ri nga Apple, iPhone i gjithi prej xhami
20.04.2016 12:34
Apple duket se këtë herë synon që të sjellë në treg një telefon i cili do të jetë i gjithi në xham...

Sipas 9to5Mac, gjigandi i teknologjisë do ta rimodelojë tërësisht smartphone-in e tij.
iPhone nuk do të ketë me kasë alumini, por do të jetë i gjithi prej xhami. Kjo do të kompletohet edhe me anët e lakuara me pamje OLED. Problemi i vetëm? Këto ndryshime pritet të vijnë në 2017-ën.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat mbi teknologjinë, Apple pritet që të bëjë ndryshime si në pamjen e jashtme ashtu dhe të brendshme të iPhone-it.
Ndërkohë iPhone 7, që pritet të prezantohet në Shtator, do të ketë një pamje të ngjashme me iPhone 6 iPhone 6S dhe do të jetë iPhone 8 që do të dalë në 2017 –ën, ai që do të jetë ndryshe.
