Show Biz

Ekskluzive – Martohet reperi Elinel

20.04.2016 12:39

Reperi Elinel duket se përfundimisht i ka dhënë fund beqarisë...

Telegrafi mëson nga burimet e afërta me reperin se ai i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.
 
Ai ka ndërruar unazat me të dashurën e tij të kahmotshme, Klementinën, me të cilën është parë edhe në shumë dalje publike.
 
Telegrafi ka siguruar një foto të çiftit që i sheh ata në sesion fotografik tipik për të martuarit.
 
Megjithatë, reperi vet nuk ka folur për një martesë dhe e ka mbajtur atë në mënyrë shumë sekrete dhe larg mediave.
 
Mësohet se bashkëshortja e Elinelit, Klementina është shtatzënë. Ky do të jetë fëmiu i parë i çiftit. /Telegrafi/